2008-10-13 16:51:49

‘Takimet e At Gjeçovit’ në Zym të Prizrenit


(13.10.2008 RV)Për të 37-tën herë me radhë, edhe sivjet më 11 tetor, në Zym të Hasit në komunë të Prizerenit u mbajtën Takimet e Atë Gjeçovit. Figura e fraçeskanit e studiuesit shqiptar Atë Shtjefën Gjeçovit u përkujtua me një program kulturoro-artistik dhe me përurimin e muzeut të Zymit.
Në manifestimin kulturor ‘Takimet e Gjeçovit’ morën pjesë personalitete të botës së kulturës, të kishës dhe me qindra njerëz nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora. Po më hollësisht mbi ‘Takimet e Gjeçovit’ nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt......RealAudioMP3

At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjecovi shkroi ne Boshnje ku muer udhen e meshtaris n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofise i kreun e Banjaluke dhe ato te teologjise ne Kresheve, ku n’ate kohe i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptare, e ku me pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in.

Ne vjetin 1896 ktheu ne Shqipni dhe sherbeu si famullitar ne Peje, ne Lac te Kurbinit, ne Vlone, ne Gomsiqe, ku u dallue gjithmone per zell dhe per perhapjen e ndiesivet atdhetare, dhe ku me nji kujdes te jashtezakonshem mblodhi nga goja e popullit fjale, fraza, kange, zakone e sidomos Kanunin e Malevet t’ona. Mbas At Pashk Bardhit, qe mesues i gjuhes shqipe ne Borgo Erizzo, ku la pershtypje te mira ne popullsin e vendit e cila e cmoi dhe e nderoi.

Veprimtarija e Gjecovit shtrihet sidomos ne fushen atdhetare: nuk u lodh kurre se punuemi per fatet e atdheut. Sa q ene Durres mblodh rreth vehtes Shqiptare nga viset e Shqipnis se mesme, tue i mesum e tue i keshilluem per bashkimin kombetar, q* ishte i vetmi shpetim i tokavet t’ona.

Kerkoi me dore te kujdeseshme visaret e pacmueshme te nentokes se vjeter shqiptare; keshtu mujti te bashkonte me nji shije nder kolekcjonet ma te bukurat arheologjike dhe shkroi neper te perkoheshmet t’ona shume artikuj me nji vlefte te rralle mbi zakonet dhe mbi mbeturinat e kohvet historike shqiptare. Ne kete fushe asht per t’u theksuem ne nji menyre te posacme radha e studimit te tij me titullin “Trashigime thrako-ilirjane” i cili qe filluem te botohej ne fletoren “Populli” te Shkodres me pseudonymin “Komen Kanina” e q* ma vone qe vijuem rregullisht ne “Hylli i Drites”. Ndoshta aty-ketu shkencatari gjen shka te kritikoje ne keto studime por, po te mirret para sysh shka mund t’ishte bibljotheka e njij famulltari te vorfen malsije, i hjedhun tash ne nji vend e tash me nji vlefte shume te rralle.

Si rremues i vjetersivet shqiptare qe cmuem dhe njoftun prej arheologevet te huej, si nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, prej Dr. Ugolinit, drejtuer i misjonit arheologjik italjan ne Shqipni, prej Nopces etj. Gjithnje e pa pushim botoi shkrime tjera te randsishme historije, arheologjike dhe folklore neper fletore dhe te perkoheshme gjithfaresh dhe bashkepunoi rregullisht me n’Albania me pseudonimin “Lkeni i Hasit”.

Gjecovi botoi ne Shkoder ne vjetin 1910 vellimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtuem A. Fishtes, nder fletet e te cilit fryn gjithkund nji ere e paster ndiesish te flakta atdhetare. Asht per tu shenuem ne kete veper nji studim i holle mbi fjalorin e gjuhes shqipe, ku rrihet cashtja e pastrimit te fjaleve te hueja, te kujdesit ne te folum pa gabime dhe te menyres te mbledhjes se fjalvet nga goja e popullit. Pervec ketij libri, kemi nga penda e tij edhe perkthimin e dramit tri pamjesh te Pjeter Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.

Por mbi te gjitha veprat e Gjecovit naltohet dhe mbetet permendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, rreshtuem ma pare ne “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes shtype ne vehte (1933) ne nji vellim madheshtuer e me nji parathanje te gjate e te peshueme mire te Fishtes mbi randsin e folklores kombtare, te ligjvet dokesore dhe sidomos mbi vleften juridike te Kanunit. Ne kete veper jane permbledhe nder 12 libra dhe nji shtojce parimet gjyqsore, me anen e te cilavet rregullohej nder male shqiptare administrata dhe tagri ndeshkimuer. Ky monument ligjuer u ven perpara te huejvet malsorin jurist dhe shlyen me dishmi te gjalle ne dore paragjykimet e kundershtarvet t’emnit t’one, tue i bam te kaperdijne titujt e leshuem falas se populli shqiptar asht barbar dhe i eger. Keta sidomos n’ato pjese q* i perkasin se drejtes familjare e civile dhe statutit te fisit ku ndrit nji drejtpeshim e nji shpirti dishipline i bashkuem me nji nderim te madh per te drejtat e personalitetit q* i kujtojne pjeset e kohet ma te bukurat e se drejtes romake. Zotsija e Gjecovit nder ligjet kanunore asht e dallueshme; “ askush - thote F. Konica – nuk mund t’i afrohet At Gjecovit ne diturine e ketij kanuni, qe esht nji studim i palodhur dhe i holle ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperise se Kohen e Mesme, mendime te cilat ngjan t’i kene rrenjet shume pertej Kohes se Mesme”.

Pergjithesisht shkrimet e Gjecovit nuk kane vlefte te persosun letrare: nuk asht artist i ambel i fjales, dhe stylin shpesh here e ka te vrazhde per arsye te pastrimit te tepruem te fjalorit. Porse nji fuqi skulptorike vigane ngrehet prej periudhavet te tija lakonike e te rrebta. Ai i ngjan Salustit.

At Gjecovi ashtu nji nder ata kreshnike, që fushen e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet: 13 Tetuer 1929, mbasi qe thirre trathtisht nga auktoritetet slave te Prizrenit, ndersa kthente ne Kishe te Zymit, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhes shqipe.







All the contents on this site are copyrighted ©.