2008-10-12 09:38:55

U paraqit në Romë libri i ri i kardinalit Komastri me titull: “Jezusi… e sikur gjithçka të jetë e vërtetë?”.


(12.10.2008 RV)RealAudioMP3 Të enjten e kaluar, në Kampidolio, në Romë, u paraqit libri më i ri i kardinalit Anxhelo Komastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit e vikar i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Qytetin e Vatikanit. Me titull ‘Jezusi… e sikur gjithçka të jetë e vërtetë?’, shtypur nga Shtëpia Botuese e Shën Palit, vëllimi flet për jetën e Krishtit, për profecitë që kumtuan ardhjen e Tij e deri në misterin e vdekjes e të ngjalljes, për t’u ndaluar, edhe tek kthimi i Zotit në fundin e kohëve.

“U gërryen afresket e u shkulën nga muret pikturat, u flakën në zjarr mesharët e oficet e librat e shenjtë, por jeta e Krishtit nuk u shlye, nuk mund të shlyhet: ajo mbush përplot muzej e galeri; emri i Zotit e fjalët e Tij gjinden në të gjithë librat e letërsisë. Mbi muret e Kishave e të shkollave, mbi majat e kumbonareve e mbi tabernakuj, mbi male, krevate e mbi varre, miliona kryqe na kujtojnë vdekjen e të Kryqëzuarit. Sido që të veprohet, Krishti nuk mund të zhduket! Ai mbetet alfa e omega!”.

Kështu e nis kardinali Komastri librin e tij të ri, që pret lexuesin…







All the contents on this site are copyrighted ©.