2008-10-12 09:39:23

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(12.10.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXVIII të Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar.

Të hënën do të përkujtohet Shën Teofili, ipeshkëv i Antiokisë.

Të marten është festa e Shën Kalistit, papë e martir.

Të mërkurën do të përkujtohet Shën Tereza e Jezusit, virgjër, dijetare e Kishës, karmelitane e zbathur.

Në liturgjinë e së enjtes, kremtimi i Shën Edvigës, dukeshë e Polonisë, rregulltare, i Shën Margeritës Alakok, virgjër e Vizitacionit dhe Shën Xheraldo Maielës, shekullar redentorist.

Të premten, festa e Shën Injacit të Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe e të Lumit Pjetër Kusani, meshtar skolop.

Të shtunën Kisha na propozon shembullin e Shën Lukës ungjilltar, mjek, pajtor i artistëve.

E diela e ardhshme do të jetë e XXIX e kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.