2008-10-12 09:41:08

Mozaik kalendarik nga historia: 12 tetor 2008


129-vjetori i themelimit të Shoqërisë së Stambollit
Më 12 tetor 1879, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, u themelua në Stamboll "Shoqëria e të Shtypurit të Shkronjave Shqip", e cila pak kohë më parë kishte botuar alfabetin shqip. Ishte shoqëri kulturore, që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia. Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare, që do të shihnin dritën në shtypshkronjën e shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit. Në gjirin e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezerit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto: ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut.

Më 12 tetor doli numri i parë i revistës "Përpjekja shqiptare", e përmuajshme kulturore, shoqërore, ekonomike dhe letrare, drejtuar nga Branko Merxhani. Grumbulloi rreth vetes disa firma të njohura të letërsisë të viteve '30 e qarkulloi deri në vitin 1939.

Më 12 tetor 1492 Kristofor Kolombi, nisur nga Gjenova në kërkim të rrugës më të shkurtër për Indi, pasi përshkoi Oqeanin Atlantik, mërrijti në ishullin e San Salvadorit dhe zbuloi kështu Botën e Re, e cila më pas do të quhej Amerika.







All the contents on this site are copyrighted ©.