2008-10-11 16:05:20

Vëllazërim e dialog në respektimin e dinjitetit të çdo personi: mesazhi i Papës për takimin kristiano-mysliman organizuar nga fokolarinët


(11.10.2008 RV)U prit me një duartrokitje të fuqishme telegrami i Papës Benedikti XVI, që u lexua sot paradite para rreth 200 të krishterëve e myslimanëve, të cilët që nga e enjtja e kaluar janë mbledhur në Qendrën Mariapoli të Kastelgandolfos. Telegrami është nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Papa shpreh një urim e një dëshirë: “që kuvendi të përtërijë vëllazërinë e përzemërt e impenjimin e sinqertë për të favorizuar dialogun në respektimin e dinjitetit të çdo personi”.
E me të vërtetë, gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit e këtij kuvendi, organizuar nga fokolarinët, kanë pasur në qendër të vëmendjes Biblën e Kuranin, duke vënë në dukje se dashuria e mëshira janë të rëndësishme si për të krishterët, ashtu edhe për myslimanët. Përvojat e shkëmbyera dëshmuan se si ecja në rrugën e drejtësisë e të paqes shërben si forcë shndërruese në jetën e secilit, pavarësisht nga feja.








All the contents on this site are copyrighted ©.