2008-10-08 18:29:53

Papa priti në audiencë kryeministrin e Papua Guinea e Re, Mikel Somare.


(08.10.2008 RV)RealAudioMP3 Menjëherë pas audiencës së përgjithshme, Benedikti XVI priti në audiencë kryeministrin e Papua Guinea e Re, Mikel Somare. Ishte një takim i përzemërt, gjatë të cilit Papa e kryeministri papuan – sipas një komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit – shkëmbyen mendime për situatën politike e shoqërore aktuale në Papua e në Veri të Australisë, duke u ndalur posaçërisht në fushën e edukimit, të promovimit njerëzor e të shëndetit.
U shkëmbyen mendime edhe për tema me interes zonal, ndërmjet të cilave – përfundon nota – marrëdhëniet me vendet fqinje dhe pasojat e ndryshimeve klimaterike.







All the contents on this site are copyrighted ©.