2008-10-07 17:02:35

Mal i Zi është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës.


(07.10.2008 RV)RealAudioMP3 Sot paradite presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq deklaroi se vendi i tij i shtyrë nga dëshira për të hyrë sa më shpejt në BE-ian dhe në NATO, do të njohë pavarësinë e Kosovës. Njohja e Prishtinës u quajt nga ministri i jashtëm serb Jeremiq si thikë pas shpine nga ana e malazezëve.


Bursat evropiane në pikiatë. BE nuk është i një mendjeje për krijimin e një fondi të përbashkët. Dje qe një ditë e zezë për të gjitha bursat financiare evropiane që vetëm paradite humbën 444 miliardë euro. Në rënie edhe Uoll Striti. Dau Xhones për herë të parë që nga 2004 zbriti poshtë 10 mijë pikëve. Ndërkaq ka mosmarrëveshje ndërmjet udhëheqësve evropianë mbi ndihmat që i duhen dhënë tregjeve, por presidenti francez Sarkozi lajmëroi se: “Do të veprojmë për të mbrojtur kursimet.”


Nga ana tjetër bursat evropiane po bien në pikiatë. Ajo e Milanos humbi 8,24 %, Londra 7,85% e Parisi 7,53%. Pra duket se plani i shpëtimit miratuar nga disa qeveri, ndër të cilat edhe ajo gjermane, e përpara saj ajo belge, nuk duket se po funksionon. Sidoqoftë tashpërtash vetëm Islanda ka marrë një masë drastike si ajo e kombëtarizimit të bankës kryesore në vend Landsbanki.







All the contents on this site are copyrighted ©.