2008-10-07 16:58:14

Kryerabini i Haifës: ripohoj, në sinod, dëshirën e hebrenjve për të bashkëpunuar për paqen.


(07.10.2008 RV)RealAudioMP3 Dje pasdite, para Etërve sinodalë, foli për herë të parë, një kryerabin hebre. Ishte Kryerabini i Haifës, Kohen, i pranishëm në Sinod si i dërguar i posaçëm. Në qendër të fjalimit të tij, siç shprehet edhe në mikrofonin e Radio Vatikanit, ishte interpretimi i Shkrimit Shenjt në gjirin e popullit hebraik:

Përgjigje: - I’m here not as individual...

 
Nuk jam këtu për të përfaqësuar veten, por Rabinatin e Madh të Izraelit, që i prin fesë hebraike në Izrael e, në një farë mënyre, botën hebraike. Ka disa, që mendojnë se është fjala për diçka më shumë se dialogu e dyshojnë se mund të jetë një përpjekje për t’i sheshuar ndryshimet, gati-gati si të ishte fjala për një fe të vetme: por nuk është kështu, sepse ka disa parime feje, në të cilat besojmë ne e besojnë të krishterët, të cilat nuk mund t’i injorojmë. Prandaj këtu nuk është fjala për të ndryshuar, por për t’u kuptuar njëri me tjetrin e për të jetuar sipas parimeve dhe ideve, që na bashkojnë. Jemi bij të së njëjtës nënë, ose të të njëjtit atë, Abrahamit, - në hebraisht Avram Avinu, Atë i tre besimeve abramitike: hebraizmit, krishterimit e islamit. Besoj se ka shumë rëndësi ta kujtojmë zanafillën tonë: në këtë mënyrë do të jemi në gjendje t’i sigurojmë botës paqen. Unë besoj se feja ka shumë ndikim mbi krerët laikë të të gjitha shteteve të botës: ata duhet ta dinë mirë se të gjithë njerëzit i luten një Zoti të vetëm!







All the contents on this site are copyrighted ©.