2008-10-07 17:07:19

365 ditë: "Leon Harmel, një drejtor fabrike që shqetësohet për punëtorët".


(07.10.2008 RV)Pronarëve të fabrikave të zonës së Reimsit, në Veri të Francës, u pëlqen të mblidhen së bashku në barin e tregtarëve, për të shndërruar dy fjalë. Sonte biseda është tepër e potershme: sapo kanë parë duke kaluar auton e plakut Leon Harmel.
“Shikoje shikoje Leon Harmelin, na kaloi nën hundë pa na përshëndetur fare!”.
“A e keni dëgjuar sa privilegje u ka siguruar punëtorëve të tij?”.
“Po bashkëvëllazërinë e tij të Zojës së Bekuar, që themeloi në fabrikë? Thuhet se në të bëjnë pjesë të gjithë punëtorët”.
“Ç’fanatik! Ka ndërtuar edhe një kapelë mu pranë vendit të punës, Po ç’mendon të bëjë, xhanëm, thua kujton se mund ta sjellë rishtas krishterimin në Francë?”.
“S’mjafton me kaq, jooo! Thonë se e ka ndër mend t’u japë punëtorëve dhe detyra me përgjegjësi!”.
Gjithë të pranishmit ia krisin gazit.
“Ndosha kjo punë ka edhe të mirat e veta!”.
Papritmas bie heshtja. Të pranishmit e shikojnë shtrembër njeriun që e merr në mbrojtje munguesin. Është një i ri aristokrat, i cili kohët e fundit ka nisur të drejtojë fabrikën e familjes.
“Leon Harmel është shumë i devoçëm,” – vijon djaloshi, “e është edhe njeri tejet i urtë. Nuk është aspak tuhaf, e aq më pak fanatik, siç po e përshkruani ju. Për Kishën, këto lloj nismash shoqërore kanë një rëndësi të dorës së parë”.
“Në se papa do t’i japë arsye njerëzve si ky, ne ku shkojmë? Një pronar i vetëm del e tepron. Kështu drejtohen punët prej shekujsh”.
“Që kur zevendësova tim atë, në vitin 1854, Leon Harmel e ka zgjëruar shumë fabrikën e stofrave”, vijon djaloshi “e ka ditur t’i vlerësojë për së mbari cilësitë profesionale të secilit nga punëtoërët e tij, duke i sjellur kështu shumë përfitime si fabrikës, ashtu edhe punëtorëve. Ka themeluar në ndërmarrje shërbimin e zjarrfikësve, shoqatat e ndihmës shëndetësore në rast sëmundjesh, sistemin e strehimit, çerdhen për fëmijët… Për të mos folur për mundësi të tjera që u jep punëtorëve: të merren me sport, me lexim, muzikë, teatër e kështu me radhë”.
“Sikur kanë kohë punëtorët të interesohen për gjëra të tilla!”.
“Ne, a shkojmë në tetaër? Pse të mos shkojnë edhe punëtorët tanë? Në se nuk do të kishte njerëz si Leon Harmel, katolicizimi do ta kishte humbur prej kohe klasën punëtore. Leon Harmel është njeri vërtetë i madh. I ka dashur e i do gjithnjë fabrikën e punëtorët e saj. Është njeri vullnetmirë, guximtar e këmbëngulës. E përsa i përket fesë së tij, jam i sigurtë se është thellësisht e sinqertë. E harron fyrjen e di t’i falë edhe ata që e kritikojnë. Më duket, miqtë e mi, se edhe ne duhet të marrim shembull prej tij!”.
Heshtje e plotë. Të gjithë dalin nga kafeneja, duke menduar për propozimin e djaloshit. Në fund të fundit, ka plotësisht të drejtë…








All the contents on this site are copyrighted ©.