2008-10-06 10:26:49

Me Benediktin XVI si lexues i parë, filloi leximi i plotë i Shkrimit Shenjt.


(05.10.2008 RV)Siç e kujtoi Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot, sonte filloi nisma “Bibla ditë e natë”, gjatë së cilës do të lexohen 73 librat e Shkrimit Shenjt.
Pas Atit të Shenjtë, i cili lexoi Kapitullin e parë të Librit të Zanafillës, transmetuar në orën 19. 00 nga Rai 1, do të vijojnë rreth 1200 lexues – individë, grupe, familje.
Kjo do të jetë shfaqja e jashtëzakonshme, që do të mund të ndiqet nga bazilika romake e Shëna Krygjës së Jeruzalemit nga 5 deri më 11 tetor, kur ky vend do të bëhet teatër i ngjarjes së shumpritur, titulluar ‘Bibla ditë e natë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.