2008-10-04 18:05:40

Sot Kisha katolike kremtoi Shën Françeskun e Asizit.


(04.09.2008 RV)Nga një rini e çkujdesur e plot dëfrime, si pati ndjerë mëshirë për të gërbulurit, u kthye në rrugën e Ungjillit dhe e jetoi pa asnjë lëkundje, në varfëri e në gëzim, duke e ndjekur Krishtin e përvujtur, të varfër e të pastërt, sipas shpirtit të lumnive. Së bashku me vëllezërit e parë që e ndiqnin, të tërhequr nga forca e shembullit të tij, predikoi kudo dashurinë e Zotit, duke dhënë një ndihmesë të jashtzakonshme në përtëritjen e Kishës. I dashuruar me Krishtin, e përqëndroi përvojën e tij shpirtërore në kundrimin e Shpellës së Betlehemit e të Kalvarit. Mbarti në korpin e vet shenjat e Mundimeve të Krishtit: pesë plagët. Në të, ashtu si në mistikët më të mëdhenj, u shkrinë harmonia me gjithësinë, të cilës i këndoi mrekullisht në Këngën e Krijesave. Qe frymëzues e Atë i familjeve rregulltare mashkullore e femërore që morën prej tij emrin “françeskane”. Piu XII e shpalli Pajtor të Italisë më 18 qershor 1939.
Urdhëri françeskan nisi së pari në Asizi të Italisë, por shumë shpejt u përhap në vise të tjera të botës, e edhe në Shqipëri.
E sot, ndër të gjitha Kishat françeskane të botës u kremtua festa e Shenjtit themelues, që vijon të tërheqë me shembullin e vet mijëra njerëz të feve e kombësive të ndryshme.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.