2008-10-04 18:03:14

Papa në Kuirinale: Kisha dëshiron të punojë për të mirën e përgjithshme.


(04.10.2008 RV)“Kisha do të vijojë të punojë për të mirën e përgjithshme të Italisë, por pret edhe respekt për veprimtarinë e saj baritore, pa kërkuar privilegje e pa cënuar lirinë e askujt”. Me këto mendime e përfundoi Benedikti XVI fjalimin, mbajtur sot paradite në Kuirinale, gjatë vizitës që i bëri presidentit të Republikës Italiane, Gjorgjo Napolitano. Papa ripohoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit italian, në frymën e njohjes së sovranitetit reciprok.
Duke shfrytëzuar rastin e festës së sotme të Shën Françeskut, Benedikti XVI vërejti se në këtë figurë, e cila tërheq fuqimisht njerëz që besojnë e që nuk besojnë, mund të shikojmë vetë misionin e Kishës, në lidhje të ngushtë me shoqërinë civile. Kisha, në epokën e sotme, me ndryshimet e saj të thella e shpesh edhe të dhimshme – tha Ati i Shenjtë – vijon t’u propozojë të gjithëve mesazhin e shëlbimit të Ungjillit dhe impenjohet në ndërtimin e një shoqërie të bazuar mbi vërtetësinë e lirinë, mbi respektin për jetën e për dinjitetin e njeriut, mbi drejtësinë e soldiaritetin shoqëror.







All the contents on this site are copyrighted ©.