2008-10-03 18:14:30

Thirrje e ipeshkvijve evropianë: t’i jepet fund dhunës kundër të krishterëve të Indisë e të Irakut.


(03.10.2009 RV)Sot kryetarët e Konferencave Episkopale të Evropës, mbledhur në Estergom të Hungarisë, bënë thirrje t’i jepet fund persekutimit kundër të krishterëve të Indisë e të Irakut. Në një takim me gazetarët, primati i Hungarisë e kryetar i organizmit kontinental, kardinali Peter Erdë, përmes një deklarate, të cilën kryetarët e Konferencave ipeshkvnore do t’ua paraqesin qeverive përkatëse, shprehu shqetësimin për persekutimin e të krishterëve e njëkohësisht edhe solidaritetin për njerëzit që vuajnë. “U shprehim solidaritetin tonë të krishterëve të Indisë e barinjve të tyre dhe u kërkojmë qeverive e institucioneve të Evropës të ndërhyjnë me të gjitha rrugët e mundshme për t’i dhënë fund dhunës e cila, sipas njoftimeve që kemi, ka shkaktuar, nga 23 gushti deri më sot, vdekjen e 60 vetëve, plagosjen e mijëra të tjerëve e ikjen nga vatrat të dhjetra mijëra njerëzve.Shqetësim i thellë u shpreh edhe për perskutimin në Irak e në vende të tjera të Planetit. Prandaj ipeshkvijtë evropianë kërkuan të bëhet gjithçka është e mundur, që të mos kërcënohet më dinjiteti i njeriut, liria e shprehjes dhe ajo e fesë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.