Nesër Benedikti XVI do të shkojë për vizitë në Kuirinale; do të pritet nga Presidenti
i Republikës, Gjorgjo Napolitano.
(03.10.2008 RV)Një ditë para vizitës së Benediktit XVI në Kurinale, në Romë,
në festën e Shën Françeskut të Asizit, Pajtor i Italisë, dje në Vatikan u takuan sekretari
i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinali Tarçizio Bertone dhe ministri italian i
punëve të jashtme, Franko Fratini. Në qendër të vëmendjes, gjatë bisedimit, ishte
shkëmbimi i vlerësimeve mbi çështjet kryesore të situatës ndërkombëtare dhe mbi objektivat
e presidencës së ardhshme italiane në G.8.