2008-10-02 17:15:19

patrikut


(02.10.2008 RV)RealAudioMP3 Dje, në Moskë - takimi vëllazëror i patrikut ortodoks të Rusisë, Aleksej II dhe kardinalit Kreshencio Sepe, kryeipeshkëv i Napolit. Hirësia e Tij i dorëzoi patrikut një letër autografe të Papës dhe një relike të Shën Gjenarit, pajtor i qytetit italian. Patriku iu lut kardinalit Sepe t’i përcjellë Atit të Shenjtë falënderimet e tij, duke lënë të kuptohet se më vonë do t’i shkruajë personalisht. Më pas Aleksej II u ndalua tek vlera e martirizimit, simbol i përbashkët i krishtërimit, duke kujtuar se edhe shumë martirë të Kishës ruse dhanë po atë dëshmi për Krishtin, që dha edhe Shenjti pajtor i Napolit. Takimi dëshmoi se katolikët dhe ortodokësët rusë po afrohen gjithnjë më shumë me njëri-tjetrin, në rrugën ekumenike drejt bashkimit të plotë të të krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.