2008-10-02 17:16:01

Imzot Mambertì në AIEA: "Shtetet të punojnë së bashku për sigurinë bërthamore".


(02.10.2008 RV)RealAudioMP3 Përdorimi paqësor i energjisë bërthamore kërkon një impenjim të përbashkët, me qëllim që të mbrohet e të përmirësohet jeta e njeriut”: kështu u shpreh kryeipeshkvi Mambertì, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së 52-të të përgjithshme të Agjensisë ndërkombëtare për energjinë atomike, që vijon edhe nesër në Vjenë e në të cilën marrim pjesë 145 shtetet anëtare.Sekretari i Vatikanit kërkoi të fitohet më shumë vetëdija se të gjithë njerëzit i përkasin familjes së vetme njerëzore e se duhet të impenjohen që bashkëjetesa në Tokë ta pasqyrojë sa më shumë këtë bindje, nga e cila varet sigurimi i paqes së qëndrueshme. Imzot Dominik Mambertì u përsëriti të gjithë delegatëve të vendeve anëtare të AIEA-së, ftesën drejtuar nga Benedikti XVI në mesazhin e paqes 2008, duke i siguruar se Selia e Shenjtë do ta mbështesë Agjensinë, historia e së cilës dëshmon që prej 50 vjetësh sa e nevojshme është që të gjithë popujt të punojnë së bashku për sigurinë bërthamore, për përdorimin paqësor e të sigurtë të teknologjisë atomike e për çarmatimin bërthamor.







All the contents on this site are copyrighted ©.