2008-10-01 18:47:56

Rurbika radiofonike 365 ditë: "Epoka e industrializimit..."


(01.10.2008 RV)RealAudioMP3 Emisionet e tetorit, duke nisur që nga dita e parë e muajit, na hapin parasysh horizontin e epokës së industrializmit dhe të rolit të Kishës në këtë epokë.Shekulli XIX i afrohet fundit. Në epokën e industrializimit bota punëtore vuajti thellësisht. Shumë nga industrialistët u pasuruan mbi kurrizin e më të ligshtëve. Zëri i Papës u ndje në mbarë botën, për të kërkuar që më në fund kudo të sundojë drejtësia shoqërore. Bota punëtore, për një kohë të gjatë larg Kishës e, prej këndej, dhe larg Zotit, bëhet një tokë e re misioni, në të cilën lulëzojnë vepra të mëdha të dashurisë së krishterë. Me shpërthimin e Luftës I Botërore, zëri i Papës lartohet përsëri, për të kërkuar paqen, që është më e nevojshme se gjithçka. Pavarësisht nga kjo, miliona të krishterë kacafyten e vriten njëri me tjetrin, në një vrasje botërore, të përgjakshme, fare pa kuptim për ata që derdhin gjakun. Por në shumë raste, duke dhënë shpirt në front, larg të dashurve, thonë të njëjtën lutje: “Të falemi Mari!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.