Papa ipeshkvijve evropianë, mbledhur në Hungari: “Mos lini gur pa luajtur (gjë pa
provuar) për t’ua kumtuar të gjithëve Ungjillin”.
(01.10.2008 RV)Me ftesën e Papës
për ‘të mos lënë gur pa luajtur, për t’ua kumtuar Fjalën e Zotit popujve të kombeve
të ndryshme”, u hap dje pasdite, në Estergom të Hungarisë, Mbledhja plenare e CCEE
(Këshillit të Konferencave Episkoplae Evropiane), Këshill në të cilin marrin pjesë
36 kryetarët e Konferencave episcopale të kontinentit të vjetër. Një mbledhje e përqëndruar
tek lidhjet e Kishës me mjetet e komunikimit masiv, siç e kujton edhe Benedikti XVI
në mesazhin, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, dërguar në hapjen e punimeve.
“Gjatë këtij viti, kushtuar Shën Palit Apostull, që e kumtoi Ungjillin me fjalë të
kuptueshme nga të gjithë njerëzit – lexohet në tekst – logjet e kuvendeve moderne
meritojnë një vëmendje të veçantë nga ana e barinjve të Kishës”. Prej këndej, urimi
i Papës që ata, të cilët punojnë në mjetet e komunikimit, të respektojnë të vërtetën
e informacionit dhe dinjitetin e njeriut”.