2008-10-01 18:47:02

Në muajin tetor - leximi i pandërprerë i Shkrimit Shenjt në TV.


(01.10.2008 RV)RealAudioMP3 U paraqit sot paradite nisma titulluar ‘‘Bibla natë e ditë”, që vihet për herë të parë në jetën e Kishës.
Rreth 1200 lexues – individë, grupe, familje, të paraprirë nga lexuesi më i nderuar, Benedikit XVI. Kjo do të jetë shfaqja e jashtëzakonshme, që do të mund të ndiqet nga bazilika romake e Shëna Krygjës së Jeruzalemit nga 5 deri më 11 tetor, kur ky vend do të bëhet teatër i ngjarjes së shumpritur, titulluar ‘Bibla natë e ditë”, gjatë së cilës do të lexohen 73 librat e Shkrimit Shenjt. Leximet do të nisin me kapitujt e parë të Librit të Zanafillës, që do të transmetohet nga RAI 1, ndërsa në nismë mund të marrin pjesë të gjithë ata, që duan ta jetojnë këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Lexusi i parë do të jetë Benedikti XVI, që do të lexojë Librin e Zanafillës, e pikërisht një fragment nga Kapitulli I, verseti 1, fundin e kapitullit II, versetin 4a, një faqe unitare. Më pas, qindra lexues të të gjitha natyrave, do të vijojnë leximin ‘Natë- ditë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.