(29.09.2009 RV)Në Indi dhuna kundër të krishterëve vijon: dje, në lumin pranë
Kandhamalit, zonë që një muaj më parë ishte epiqendër e dhunës kundër të krishterëve
në Orisë, u gjetën trupat pa jetë të tre të krishterëve. Janë dy bashkëshortë dhe
një grua, që u zhdukën pak ditë më parë, pasi kishin shpërndarë vaksina në një nga
fshatrat e afërme. Një meshtar misionar në zonë, njofton se sulmet e përditshme janë
pjesë e një plani të mirëpërcakuar kundër të krishterëve, ideuar nga fanatikët hinduistë.
Të krishterët - pohon meshtari - po të mos pranojnë të kthehen në hinduizëm, kërcënohen
me vdekje Ata duhet të nënshkruajnë një dokument, përmes të cilit pohojnë se kanë
ndërruar fe me vullnet krejt të lirë. Në se nuk pranojnë, torturohen e vriten. Por
edhe në se pranojnë, detyrohen të paguajnë një taksë, të shkatërrojnë shtatoret e
krishtera, të sulmojnë kishat e të vrasin të krishterë të tjerë, që nuk pranojnë ta
ndërrojnë fenë në Krishtin. Këta të fundit, arratisen në pyje ose në kampe refugjatësh.
Deri tani kanë ikur 25 mijë vetë, një pjesë e të cilëve janë strehuar në 17 kampe.
Dhuna ushtrohet nën dritën e diellit, në mes të rrugës, para syve indiferentë të policëve,
që nuk pranojnë të ndërhyjnë – pohon akoma me dhimbje meshtari.