2008-09-28 13:23:31

Në Poloni shpallet i lum Mihal Sopocko, rrëfyesi i Shenjtores Faustina Kovalska


(28.09.2008 RV)RealAudioMP3 Mijëra besimtarë e shtegtarë polakë u mblodhën sot në kishën e Mëshirës Hyjnore në Bialistok, për të marrë pjesë në kremtimin eukaristik, me ritin e lumnimit të Shërbëtorit të Zotit, Mihal Sopocko, rrëfyes i Shën Faustinës Kovalska e pararendës i kultit të Mëshirës Hyjnore.
Meshën Shenjte e kryesoi kryeipeshkvi dioqezan, imzot Eduard Ozorovski, ndërsa formula e lumnimit u shqiptua nga kryeipeshkvi Anxhelo Amato, Prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues i Atit të Shenjtë në kremtim. Postulatori i Çështjes së lumnimit, imzot Kristof Nitkieviç, na e paraqet kështu meshtarin polak, që u lartua sot në nderimet e lterit:

“Ishte meshtar i dhëmbshur e zelltar, specialist në formimin e seminaristëve; atë shpirtëror, pedagog si në seminar, ashtu edhe në universitet. Njihet posaçërisht si rrëfyesi i Shenjtores Faustina Kovalska. Ishte i pari që u besoi vegimeve të saj, të cilat i hapën rrugën kultit të Mëshirës Hyjnore. Më pas, me durim e përvujtëri, dha një ndihmesë të shquar në përhapjen e këtij kulti, duke themeluar Kongregatën e rregulltareve të Krishtit të mëshirshëm dhe Institutin shekullar të Mëshirës Hyjnore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.