2008-09-26 17:55:30

Pakti i Bashkimit Evropian për emigracionin


(26.09.2008 RV)Bashkimi Evropian i hapi udhën e lirë Paktit evropian për emigracionin dhe strehimin. Ndërmjet pikave kryesore të dokumentit, miratuar sot nga ministrat e drejtësisë e të brendshëm të të 27-tëve, riorganizimi i emigracionit legal, lufta kundër hyrjeve klandestine, forcimi i kontrollit të kufijve përmes sistemit të patrullimit Fronteks dhe krijimi i një partneriati me vendet prej nga vijnë emigrantët e me ata nëpër të cilat kalojnë. Dokumenti të do të adoptohet nga Këshilli Evropian, në tetor, në Bruksel.







All the contents on this site are copyrighted ©.