OKB: Për Ban Ki-mun, realizimi i Objektivave të Mijëvjeçarit është urgjent.
(26.09.2008 RV)“Qeveri, fondacione,
sipërmarrje e organizata të shoqërisë civile janë bashkuar në impenjimin për realizimin
e Objektivave të Mijëvjeçarit”. Këtë theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban
Ki-mun, i cili – në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kushtuar luftës
kundër varfërisë – njoftoi se janë mbledhur 16 miliard dollarë. Duke folur, gjatë
punimeve, të Asamblesë, në vijim pranë Pallatit të Qelqit në Nju Jork, Ban Ki-mun
vërejti se kriza financiare, pasojë e kolapsit të kredive në SHBA, kërcënon mirëqenien
e miliarda njerëzve, duke rënduar posaçërisht mbi jetën e të varfërve më të varfër.