2008-09-26 18:54:18

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 26-të gjatë vitit ‘A’


(27.9.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 26-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Zoti thërret. Sot, nesër, gjithmonë. Thërret të gjithë pa dallim, pa përjashtim, thërret të ri e të moshuar, të mirë e të këqij….e të gjithëve na i mëson udhët e Tija hyjnore, po kështu nuk lodhët së treguari udhën e jetës mëkatarëve. Edhe ne, pra, duam tij ndjekim udhët e Zotit, t’i përmbahemi udhëzimeve të Tija, mirëpo para së gjithash kemi nevojë për faljen e përdëllimin e Tij Hyjnor. Fakti qe i përkasim popullit te Zotit duhet dëshmuar me vepra e jo me fjalë.
Zoti pra, kërkon prej njeriut zbatimin e drejtësisë në mënyrë që të mund të shpëtohet e të jetojë për amshim. Kështu pohon leximi i parë nga Ezekieli profet.
Shën Pali na fton të imitojmë Krishtin: të kemi të njëjtat ndjenja që qenë në Krishtin Jezus.
Jeta e krishterë nuk përbahet prej njeteve të mirave, por prej dëgjimit të Fjalës së Zotit e masës në të cilën e zbatojmë Fjalën e dëgjuar të Hyjit.
Më tepër këtu mund ti dëgjoni leximet biblike e komentinRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.