2008-09-25 17:26:48

Papa emëroi sot Imzot Mariano Kroçiatën, ipeshkëv i Noto-s, sekretar të ri të përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore Italiane.


(25.09.2008 RV)Imzot Kroçiata, 55 vjeç, nga provinca e Trapanit në Siçili, është shuguruar meshtar në vitin 1979, ndërsa ipeshkëv në vitin 2007. Ka kryer dokturaturën për Teologji pranë Universitetit Papnor Gregorian. Ka dhënë mësim Teologji Themelore dhe Kristologji pranë Institutit të Shkencave Fetare në Maxara del Valo si edhe ka qenë drejtor i Katedrës së Teologjisë pranë Fakultetit Papnor të Teologjisë në Palermo. Imzot Kroçiata u emërua në këtë post në vend të Imzot Xhuzepe Betorit, i cili pas pesë vitesh në këtë detyrë, u caktua kryeipeshkëv i Firences.







All the contents on this site are copyrighted ©.