2008-09-25 17:25:38

Në Sallën e Shtypit të Vatikanit u paraqit udhëzuesi për institutet e larta të shkencave fetare.


(25.09.2008 RV)Rruga e formimit dhe e përgatitjes së laikëve të caktuar për mësimdhënie apo me detyra baritorie u pasurua me elemente të reja të rëndësishme. Institutet e larta të shkencave fetare do të lidhen me një fakultet teologjie dhe programi shkollor do të ndjekë formulën tri plus dy. Diploma trivjeçare, do të quhet sikurse në fakultetet teologjike, bakeleriat dhe pastaj me përfundimin e studimeve, pra të dy viteve të tjera, do të merret edhe liçenca. Këto janë disa nga risitë që janë futur në “Udhëzuesin për institutet e larta të shkencave fetare, paraqitur sot paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit.
Në dokumentin e ri thuhet, ndërmjet të tjerash se docentët e Instituteve të larta të shkencave fetare “duhet të dallohen gjithmonë për aftësi shkencoro-pedagogjike, për jetë të ndershme, integritet doktrine, përkushtim ndaj punës, në mënyrë që të kontribuojnë në arritjen e objektivave të institutit.
Dokumenti ecë në vazhdën e udhëzimeve të Koncilit Vatikanas të Dytë, për vlerësimin e laikatit. “Le të urojmë, tha Kardinal Zenon Groholevski, prefekt i Kongregatës për edukimin katolik, se këto institute do të mund të kontribuojnë në rritjen e kulturës fetare të besimtarëve.”







All the contents on this site are copyrighted ©.