2008-09-25 16:18:00

365 ditë: "Alfred- Simeon Diban Ki-Zerbo, burkinabei i parë i pagëzuar".


(25.09.2008 RV)RealAudioMP3 Thuhet se është i krishteri i parë i Voltës së Epërme (emri i lashtë i Burkina Fasos), sepse, afrikani i parë që u pagëzua. Me sa duket duhet të ketë lindur aty nga viti 1875.
E sot mbush… njëqind vjet! Alfred-Simon Diban Ki-Zerbo hyn në Pallatin e Vatikanit, përkrah me dy të bijtë. Është ngritur shumë herët, nervoz e i trazuar, nga ideja se do të takojë Papën Pali VI, që ka kërkuar ta shohë. Përveç tjerash, është hera e parë që ky zotëri i moshuar ka fluturuar me avion e është larguar nga Afrika e tij. Ëndrra që po realizon, për të është dhurata më e bukur, e dërguar nga qielli. Kujton gjithë jetën e vet. Një ditë, kur ishte bari i ri, u kap për t’u shitur si skllav. Tri herë ia doli mbanesh të ikte, në kërkim të lirisë. Më në fund u strehua tek Etërit e Bardhë; aty nisi të ndjehej si në shtëpi të vet. E mësuan të japë, pa kërkuar të marrë asgjë si shpërblim. Pastaj nisi të besojë në Zotin e ta ndajë këtë gëzim edhe me të tjerët: kreu punë nga më të ndryshmet, u martua e i fali Zoti dy fëmijë, por porta e shtëpisë së tij mbeti e hapur ditë e natë, për të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë ose, thjeshtë, për një këshill. Në jetën e tij dha gjithnjë pa masë. I qëndroi përherë besnik Kishës e i ndihmoi me të gjitha forcat misionarët të përhapin fenë katolike në vend. Duke ndjekur shembullin e tij, qindra njerëz u kthyen në fenë e Krishtit.
Këtë mëngjes plaku i urtë, i veshur me rrobet afrikane tradicionale më të bukurat që kishte, duket si njeri që s’di ç’është mosha. Nder i madh për të! Ndërsa pret në sallën madhështore, i bëhet nderi të ulet në fronin papnor. Tani që vjen ta takojë vetë Papa, ai e ndjen veten paksa të sticuar, ashtu i ulur siç është në atë fron. Por Pali VI duket tejet i lum kur e takon e kështu plaku qetësohet menjëherë. Papa i dorëzon një medalje, shenjë falënderimi për gjithë ç’ka bërë në ndihmë të Kishës. Ai ia shtrëngon fort dorën, për ta ruajtur kështu sa më gjatë kujtimin e këtij çasti magjik.
Pesë vjet më pas Papa i ri, Gjon Pali II, viziton Ouagadou-gou, kryeqytet i Burkina Fasos. Alfred-Simeon Divban Ki-Zerbo, i cili tani është njëqind e pesë vjeçar, dëshiron të shkojë patjetër në kryeqytet. Shikon Papën duke dhënë bekimin e në atë çast sytë e tij mbyllen përgjithmonë për dritën e kësaj toke!







All the contents on this site are copyrighted ©.