2008-09-24 16:05:11

Hapet Qendra e Kishës katolike për fizioterapi në Piraj të Zadrimës


(24.9.2008 RV)RealAudioMP3 Në fshatin Piraj të Zadrimës, Motrat rregulltare Punëtore të Vogla të Zemrave të Shenjta, përuruan një qendër shëndetësore për fizioterapi. Në cerimoninë e hapjes së kësaj qendre shëndetësore morën pjesë autoritete kishtare e civile të vendit, të cilët përgëzuan Motrat rregulltare për veprimtarinë e tyre shpirtërore e profesionale humanitare në shërbim të popullsisë së këtyre viseve, pa dallim e më përkushtim.
Qendra e re për fizioterapi filloj punën me bekimin nga ipeshkvi i dioqezës së Sapës imzot Lucjan Avgustini. Mbi këtë e kushtet e para të jetës rregulltare të motrës së re shqiptare Rudina Vreshti, të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.