2008-09-23 16:09:03

Vritet një meshtar tjetër katolik në Indi. Një kryeipeshkëv i Orisës kërcënohet me vdekje.


(23.09.2008 RV)Nuk ndalet dhuna kundër katolikëve në Indi. Dje u vra një meshtar katolik në një kuvend në veri të vendit, 400 km nga Nju Delhi. Policia nuk përjashton mundësinë e përpjekjes për rrëmbimin e tij, që ka përfunduar tragjikisht. Kuvendi është plaçkitur nga keqbërësit dhe është gjetur edhe trupi pa jetë i një gruaje me të meta mendore.
Ndërkaq, kryeipeshkvi i kryeqytetit të shtetit të Orisës ka marrë një letër me kërcënime nga ana e fondamentalistëve hindù. “Gjak për gjak, vdekje për vdekje” shkruhet në të, duke e detyruar imzot Çinat të mos kthehet në selinë kryeipeshkvnore nga Kerala, ku ndodhet që nga fillimi i dhunës, më 24 gusht.







All the contents on this site are copyrighted ©.