2008-09-23 16:08:42

Më 23 shtator kalendari kishtar përkujton Shën Piun nga Pietralçina, meshtar rregulltar kapuçinë.


(23.9.2008 RV)RealAudioMP3 Sot bie 40-të vjetori i vdekjes së shën Piut nga Pietralçina, që ndodhi në San Giovanni Rotondo. I lindur më 25 maj 1881 në Pietralçina, në provincë të Beneventos, qe kanonizuar nga Papa Gjon Pali II më 16 qershor 2002. Vetëm 16 vjeç, hyn në kuvendin e rregulltarëve kapuçinë më 22 janar 1903 duke marrë emrin si rregulltar, fra Piu nga Pietralçina. Shtatë vjetë më vonë bëhët meshtar, më 10 gusht 1910. Në vitin 1916 eprorët e transferojnë në San Giovanni Rotondo, mbi Garganë, në Pulje, e këtu në kuvendin e Shën Marisë së Hireve, nis historia e tij prej traumaturgu e apostulli të Sakramentit të Rrëfimit. Më 20 shtator 1918 kapuçini fiton varrët e Mundimeve të Krishtit që do të mbesin të hapura, me dhimbje e gjakëderdhje për 50 vjetë më rradhë. Vdes më 23 shtator 1968, 81 vjeç. Shpallet i lumë më 1999, kanonizohet më 2002.
Shën Piu nga Pietralçina, meshtar i Urdhërit të Fretërve të Vegjël Kapuçinë, u impenjue shumë në udhëheqjen shpirtërore të besimtarëve e në pajtimin e mëkatarëve me Zotin përmes Sakramentit të Rrëfimit. Pati një kujdes të posaçëm ndaj nevojtarëve e të varfërve, për të cilët dhuroi gjithçka e ndërtoi edhe një shtëpi-spital “Lehtësimi i vuajtjeve”. Shtegtimi tij tokësor qe plotësisht në shëmbëllim të Krishtit të kryqëzuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.