2008-09-22 17:29:44

Ipeshkëvijtë e Uruguait tek Papa për vizitë ad Limina Apostolorum


(21.9.2008 RV)RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë, grupin e parë të Ipeshkëvijve të Uruguait me rastin e vizitës së tyre ad Limina. Uruguai, ish koloni spanjolle e pavarur nga viti 1825, numëron mbi tre milion banorë. Mbi sfidat pastorale të pranishme në këtë Vend të Amerikës Latine të dëgjojmë presidentin e Konferencës ipeshkvnore imzot Karlos Kollaci, ipeshkëv i dioqezës së quajtur Mercedes:
“Konteksti është shumë i ngjashëm me atë të Amerikës latine, mirëpo Uruguai është një Vend origjinal për shkak të pranisë së madhe të emigrantëve. Mbiemrat tanë janë italianë, spanjollë, gjermanë. Në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit, nuk kemi inidgjen, e kështu për shumë çka i përngjajmë Evropës. Për shumë qytetarë latinoamerikan të shkosh në Uruguai, kjo tek ne në Amerikë do të thotë të mbërrish në një vend ku e ke të siguruar të ardhmen. Duke ardhur në Uruguai, secili ka sjellë me vete dëshminë e kulturës së cilës i përket e kjo është diçka që e karakterizon Vendin tonë. Karakterista tjetër ka të bëjë me një mentalitet laicist e shekullarizues të përhapur, megjithëse uruguaianët kanë një vetëdije shumë të fortë fetare. Kjo për ne ipeshkëvijtë është shkak i madh i vuajtjesh por, njëkohësisht paraqet edhe sfidën e madhe që kemi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.