2008-09-22 17:30:43

Ipeshkvijtë dhe besimtarët anglikanë në shtegtim në Lurdë


(22.09.2008 RV)Filloi sot në Lurdë shtegtimi i ipeshkvijve anglikanë të Kishës së Anglisë dhe i rrëth 400 besimtarëve laikë. Shtegtimi është organizuar nga “Shoqata e Marisë” në kuadrin e “Misioneve të Kishës për bashkimin”, një nga 12 misionet jubilare, me rastin e 150-vjetorit të dukjeve të Zojës në qytezën franceze. Në këtë ngjarje marrin pjesë kryeipeshkvi i Kanterburit, Rouan Uilliams, primat i Bashkimit Anglikan dhe kardinali katolik Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit ndërmjet të krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.