(21.09.2008 RV)E diela XXV e vitit kishtar, Kisha përkujton shën Mateun, Apostull
e Ungjilltar
Nesër, më 22 shtator, bie festa e Shën Mauricit me shokë, ushtarë
e martirë, dhe e shën Silvanos. Gjithashtu kujtohen martiret shën Emerita e shën Bazila.
I drejti do të banojë në shtëpinë e Zotit.
Të martën, Kisha katolike përkujton
shën Piun nga Pietralçina, meshtar kapuçin që pati dhuratën e plagëve të Krishtit.
Festohen edhe Shën Elizabeta, Shën Zakaria e Shën Lini. Për të ndenjur pranë Krishtit,
vetëm një gjë është e nevojshme: vënia në zbatim e fjalës së Tij.
Fjala jote
o Zot është drita e hapave të mi. Më 24 shtator, Kisha feston Shën Marinë e Merçedes,
Shën Rustikon e Shën Pacifikun.
Të enjten, më 25 shtator kujtohen Shën Kleofa
e Shën Serxho i Radonezit. Fillon në këtë ditë leximi i librit të Kishtarit, mbretit
të urtë që zbulon mendjemadhësinë e kotësinë e botës.
Shenjtët Kozma e Damjani,
Shën Nili abat, themelues i manastirit arbëresh të Grotaferratës kremtohen të premten
e ardhshme. “Ju kush thoni se jam unë?”. Pyetja e Jezusit drejtuar Apostujve kërkon
edhe sot përgjigje nga secili prej nesh.
Të shtunën, më 27 shtator bie festa
e Shën Vinçenc de Paolit, themelues i Kongregatës së Misionit e të Bijave të Bamirësisë,
Pajtor i të gjitha shoqatave të bamirësisë.