2008-09-19 18:40:41

Indi: ekstremistët hinduistë djegin katedralen e Shenjtorëve Pjetër e Pal në Jabalpur


(19.09.2008 RV)Zgjerohet dhuna kundër katolikëve në Indi. Të enjetn e kaluar u dogj katedralja katolike e Shenjtorëve Pjetër e Pal, në dioqezën e Jabalpurit, në Indinë qëndrore. Në muzg një grup ekstremistësh hynë në Kishë, e lagën me benzinë e i kallën flakën. Ndërtesa u shkatërrua pothuajse plotësisht: u bënë shkrumb elteri i madh, shtatoret e shenjtorëve, librat, objektet e tjera kishtare, bankat e gjithë materiali prej druri, duke përfshirë edhe trarët e çatisë. Fatmirësisht nuk pati viktima, por akti barbar ia arriti t’i frikësojë edhe më shumë besimtarët, pasi kanë parë duke u djegur edhe dy kisha të tjera në të njëjtën zonë.
Ndoshta nuk do ta kishte pasur këtë fat në se, me rastin e vitit kushtuar Shën Palit, nuk do të ishte bërë qendër përshpirtërie paoline, që zjente nga veprimtari shumë të dendura baritore. E, sidomos, në se do të ishte ruajtur më shumë. Sidoqoftë ky krim i ri i nxiti autoritetet të vendosin roje në kishat e kuvendet e krishtera, ndërsa Kishën, të mbledhë të gjitha forcat për ta përballuar krizën.







All the contents on this site are copyrighted ©.