2008-09-18 15:56:35

Kardinali Bertone në Kroaci për 10-vjetorin e vizitës së Gjon Palit II


(18.09.2008 RV)Ka filluar sot e do të përfundojë më 21 shtator vizita e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinal Tarçizio Bertone në Kroaci, me rastin e 10 vjetorit të vizitës së Papës Gjon Pali II në vendin ballkanik. Në katedralen e Splitit, ai kremtoi Meshën për 1.700 vjetorin e themelimit të qytetit. Nga Spliti, prelati do të shkojë në Zagreb, ku parashikohen takime me presidentin kroat Stipe Mesiç e me kryeministrin Ivo Sanader. Ai do të bekojë gjithashtu gurin e parë të selisë së re të Konfrerencës Ipeshkvnore, do të takohet me ipeshkvijtë dhe do të marrë pjesë në një mbrëmje lutjeje me të rinjtë në katedralen e Zagrebit. Në përfundim të vizitës, më 21 shtator në orën 11.00, kardinal Bertone do të kryesojë një Meshë Solemne në Sheshin e Katedrales për të kujtuar 10-vjetorin e lumnimit të kardinalit kroat Stepinac, bërë gjatë vizitës së dytë baritore të Papës Gjon Pali II në Kroaci.







All the contents on this site are copyrighted ©.