2008-09-16 17:00:44

Ndikimi i tërmetit financiar amerikan mbi bursat botërore


(16.09.2008 RV)Falimentimi i bankës afariste amerikane Lehman Brothers bën që bursat botërore të humbin pikë njëra pas tjetrës. Wall Street i mbylli dyert mbrëmë me 4% pikë më pak, ndërsa Evropa dogji rreth 125 miliard euro. Edhe sot gjendja nuk është më e mirë, pasi përveç bankës, ekziston frika për një krak financiar të kolosit të asiguracionit Aig. Sipas presidentit amerikan Bush, ekonomia amerikane mbetet e fuqishme, por rritet shqetësimi për pasojat në nivelin ndërkombëtar. Çështjes i ka kushtuar sot një artikull edhe gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano”.







All the contents on this site are copyrighted ©.