Kardinali Bertone kryeson Meshën për ipeshkëvijtë e ri të këtij viti
“Të dëshmohet dashuria e mëshirës së Zotit për çdo qenie njerëzore” : ky pra është
misioni i ipeshkvijve, sipas kardinal Tarçizio Bertone. Pra, Sekretari i Shtetit
të Vatikanit kremtoi sot Meshën Shenjte për ipeshkvijtë e shuguruar gjatë këtij vitit,
me rastin e Kuvendit kushtuar pikërisht ipeshkëijve të ri që do të vijojë deri më
23 shtator pranë universitetit papnor “Regina Apostolorum”: Është kjo “një përvojë
e dobishme vëllazërie”- kështu e përkufizoi kardinali Bertone Kuvendin organizuar
nga Kongregata e Vatikanit për Ipeshkëvijtë kushtuar të gjithë ipeshkëvijve të shuguruar
në dymbëdhjetë muajt e fundit. Në homelinë e Meshës Sekretari i Shtetit të Vatikanit
duke iu drejtuar ipeshkvijve theksoi se “misioni ipeshkvnor është një detyrë që po
bëhet gjithmonë e më impenjative si për shkak të shoqërisë sonë moderne të globalizuar
e të ndërlikuar ashtu edhe për kërkesat e ungjillëzimit që ndeshët me entet e shumta
fetare dhe kulturore në shoqërinë bashkëkohore”. Kardinali Bertone i ftoi ipeshkëvijtë
të jenë “ ndërtues të palodhshëm, dëshmitarë e mbarështues të unitetit e të bashkimit
të Kishës e të shoqërisë njerëzore”.