2008-09-16 17:30:12

Indi: dhuna antikristiane përhapet nga Orisa në Karnataka


(16.9.2008 RV)Dhuna antikristiane në Indi nga Orisa po përhapet edhe në Shtete tjera të Fedetarës indiane, si në Karnataka. Në këtë Vend, të dielën e kaluar aktivistë radikal hindù të lidhur me rrjetin e grupit “Baxhrang Dal” kanë sulmuar 15 kisha, vende kulti e institucione të ndryshme të krishtera, disa prej të cilave i përkasin Kishës katolike. Sipas grupit të përmendur radikal, hinduistët në këtë zonë të Indisë janë konvertuar në mënyrë të paligjshme në krishterim. Agjencia vatikanase Fides sjell qendërimin që ka marrë Konferenca ipeshkvnore katolike indiane ndaj këtyre sulmeve, sipas së cilës dhuna duhet dënuar njëzëri nga të gjithë e duhet bërë gjithçka është e mundur për ta ndalur njëherë e përgjithmonë dhunën. Kardinali Varkej Vithajathil, president i Konferencës ipeshkvnore indiane, i ka dënuar në mënyrë të prerë ngjarje e reja të dhunës, duke pohuar se: “Sulmet kundër të krishterëve janë një manifestim shqetësues të një intolerence në rritje në disa sektor të shoqërisë që vazhdojnë duke shkelur të drejtat të garantuara nga kushtetuta për qytetarët e këtij Vendi. U kërkojmë të gjithë atyre që përdorin dhunën, të heqin dorë prej provokimeve të tilla kundër pakicave fetare në Indi e të ndërmarrin rrugën e dialogut e të respektimit të të tjerëve për një ballafaqim të drejtë e të qetë mbi çdo çështje të natyrës politike, sociale apo fetare”.Në shtetin Karnataka, që gjendet në jug të Indisë, policia ka arrestuar mbi 60 vetë në lidhje me sulmet e turmave gjatë fundjavës kundër kishave dhe institucioneve të ndryshme të krishtera. Muajin e kaluar nga dhunë kundër të krishterëve në shtetin lindor, Orisa, kanë vdekur të paktën 20 njerëz.







All the contents on this site are copyrighted ©.