2008-09-15 17:44:56

Italia avokate e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në NATO.


(15.9.2008 RV)Italia është avokate e Shqipërisë për dy objektivat kryesore të saj, integrimin në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin ne NATO. Garancitë për këtë i ka dhënë në Tiranë kryetari i parlamentit italian, Xhanfranko Fini, i cili u ka premtuar autoriteteve me të larta shtetërore shqiptare se Italia do të ratifikojë shumë shpejt protokollin e anëtaresimit në NATO.
Ajo cka Italia kërkon nga është ruajtja e ritmit për të luftuar me tolerancë zero krimin e organizuar, duke forcuar kështu sigurinë brenda dhe jashtë vendit, gjë që sipas kryetarit të parlamentit italian është dhe treguesi kryesor për investitoret e huaj në Shqiperi.
“Nuk mund të këtë modernizim dhe evropianizim të një vendi, pa pasur siguri dhe garanci në këtë vend. Ligjshmeri dhe siguri do të thotë luftë kundër çdo formë të kriminalitetit, Ajo që Shqiperia ka bërë në këto sektorë në vitet e fundit, me bashkëpunimin e plotë dhe me mbështetjen e bindur të Italisë, përfaqëson një shembull shumë të mirë që duhet ndjekur.  Nëse investitoret italianë që investojnë sot në Shqipëri janë gjithnjë e me të shumë të numër, kjo ndodh sepse Shqipëria është një vend ku ligjshmëria dhe siguria janë të garantuara”, u shpreh Fini.
Nga ana e tij Berisha shprehu vullnetin e plotë që së bashku me Italinë mike të krijojë modelin me të shkelqyer të luftës me zero tolerancë, kundër kriminalitetit.”Vetëm në këtë mënyrë në mund të përmbushim detyrimet që kemi ndaj qytetarëve të saj për sigurinë e tyre”, u shpreh Berisha.
Si Fini edhe Berisha konfirmuan se kanë biseduar për një bashkëpunim të mundshëm për ngritjen e centralit bërthamor në Shqiperi, por nuk dhanë detaje të tjera.Kjo çështje duket se do të marrë përgjigje gjatë një takimi se shpejti në Romë ose në Tiranë mes dy kryeministrave.

Nga ATSH-ja- Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini deklaroi sot në Kuvend se "Shqipëria është e aftë të ndërtojë të ardhmen e saj të demokracisë dhe lirisë".
"Shqipëria ka ndryshuar në të gjitha aspektet, krahasuar me pesë vjet më parë kur është vizituar nga parardhësi im Casini. Por, ndonëse shoqëria shqiptare nuk i ka shpëtuar përfundimisht të tmerrshmit "Pallat të Ëndrrave" të romanit të të madhit Ismail Kadare ajo është në gjendje, me gjithë kurajon e Gjergj Kastriotit Skënderbeu të ndërtojë një të ardhme të demokracisë dhe të lirisë", nënvizoi Presidenti Fini në fjalën e tij drejtuar parlamentit shqiptar.
Pasi foli mbi lidhjet e forta historike mes Italisë dhe Shqipërisë ai tha se "rruga e vështirë për demokratizimin e sistemit politik e përshkuar nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit ka ulje-ngritjet e veta, vështirësitë dhe sukseset e veta".
Duke shpresuar në integrimin e vendeve të rajonit brenda institucioneve europiane, z. Fini nënvizoi se "zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet një përparësi kryesore për BE-në. Procesi i evropianizimit të rajonit kërkon një bashkëpunim të ngushtë parlamentar në përcaktimin e ndërhyrjeve legjislative me qëllim përfitimin dhe adoptimin e një tregu të lirë rajonal, gjë që do të ishte një hop i vërtetë cilësor".







All the contents on this site are copyrighted ©.