2008-09-14 18:24:33

Shenjtorët e Javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar


(14.09.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi Naltimin e Kryqit të Shenjtë. U përkujtua edhe Shën Alberti, patrik i Jeruzalemit.

Të hënën Kisha do të kremtojë një nga festat më prekëse, atë të Zojës së Dhimbshme.

Shenjtorët Korneli papë e Çipriani ipeshkëv, martirë, Eufemia martire e Vitori, papë, do të përkujtohen të martën.

Të mërkurën – Shën Robert Belarmini, kardinal, ipeshkëv e doktor i Kishës.

Në liturgjinë e së enjtes, kujtimi i Shën Jozef Kopertinit, meshtar françeskan.

Të premten është festa e Shën Gjenarit, ipeshkëv i Beneventos e martir.

Të shtunën Kisha na propozon shembullin Shenjtorëve Andrei Kim Taegon, meshtar e shokëve të tij, martirë koreanë.

Të dielën e ardhshme do të kremtohet e diela XXXV e kohës së zakonshme gjatë viti kishtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.