2008-09-13 19:21:37

Papa sot në Lurdë për tri etapat e para të Shtegtimit Jubilar.


(13.09.2008 RV)Papa u nis sot pasdite nga aeroporti Orli i Parisit, për të arritur në aeroportin e Tarbe-Lurdës, rreth orës 17. 45 e për të filluar Shtegtimin e Jubileut në 150-vjetorin e dukjeve të Lurdës. Shtegtimi i Jubileut është rruga që përshkon shtegtari, duke shkelur në katër vende, të cilat lidhen me jetën e Bernardetës: në kishën famullitare, tek gurra e pagëzimit, ku vajza mori sakramentin e parë të krishterë; në Kashò, apo në shtëpizën ku jetoi familja Subiru, në Shpellën e Masabielës dhe në kapelën ku Bernardeta mori kungimin e parë.
Vizitën e parë, Papa e bëri në kishën famullitare të Zemrës së Krishtit, ku u prit nga famullitari, i cili e shoqëroi tek kapela e të Shenjtnueshmit Sakrament. Benedikti XVI u gjunjëzua disa çaste, në lutje e adhurim. Më pas vizitoi Gurrën e Pagëzimit, ku Bernardetë mori sakramentin e parë të krishterë dhe tha lutjen e etapës së parë.
Më pas Ati i Shenjtë u nis, në këmbë, për të vizituar ‘Kashò’-në, apo shtëpizën ku banonte familja Subiru, kur Zoja e Bekuar iu duk Bernardetës. Këtu, pasi puthi Rruzaren e Shenjtores, Benedikti XVI tha lutjen e dytë jubilare, pasuar nga kënga e korit, kushtuar Zojës së Lurdës.Vizita e tretë, në Shpellën e Masabielës.







All the contents on this site are copyrighted ©.