2008-09-13 19:35:25

Instituti i Francës vend takim i Papës me intelektualet e Vendit.


Instituti i famshëm i Francës (25 tetor 1795) është një institucion i veçantë, që bashkon nën të njëjtën Kupolë, përfaqësues të të gjitha fushave të dijes njerëzore. Instituti ka pesë akademi: Akademinë franceze (1635); Akademinë e mbishkrimeve dhe të letërsisë (1663), Akademinë e shkencave (1666), Akademinë e arteve të bukura (duke filluar nga vitit 1648) dhe Akademinë e shkencave moralo-politike (1795).
Akademia e shkencave moralo-politike (www.asmp.fr) në të kaluarën ka pasur ndërmjet anëtarëve të saj njerëz të shquar, si filozofi Henri Louis Bergson, juristi Çmim Nobel për Paqen më 1968, René Cassin, filozofi Raymond Aron, ekonomisti Jacques Rueff, historiani Lucine Febbre, teologu kardinal Henri de Lubac, mjeku misionar Albert Schweitzer, etj. Ndërmjet akademikëve të sotëm kujtojmë ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Javier de Cuéllar, presidentin çek, Vaclav Havel, princin Hasan bin Talal të Jordanisë dhe shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadaré.
Në vitin 1992, Prefekti i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, kardinali Joseph Ratzinger, zuri vendin e Çmimit Nobel për Paqen, rusit Andrei Sakharov, që vdiq më 1989, duke u bërë kështu anëtar i Akademisë (www.institut-de-france.fr).







All the contents on this site are copyrighted ©.