2008-09-12 12:11:08

Papa në Francë: Laiciteti e feja nuk janë në kundërshtim


(12.9.2008 RV)“Laiciteti nuk është në kundërshtim me fenë”, kjo vlen si për francezët e po kështu edhe për të krishterët e sotëm, “është e rëndësishme të jetohet me gëzim liria e fenë sonë e ta tregosh e dëshmosh fenë dhe të jesh besimtar sot është gjë e domosdoshme për shoqërinë’”. Kështu tha Papa Benedti XVI në avion gjatë udhëtimit për në Francë.
“Laiciteti – tha Papa Racinger – nuk është në kundërshtim me fenë, por është fryt i fesë”. Të krishterët – nënvizoi Ati i Shenjtë – duhet të kenë mundësinë të japin ndihmën e tyre vlerave që janë themelore për ndërtimin e shoqërisë”. “Religjioni nuk mund të identifikohet me një Shtet, feja nuk është politikë e politika nuk është religjion”, ka saktësoj Papa.







All the contents on this site are copyrighted ©.