2008-09-12 18:24:01

Kolegji i Bernardinëve, qendër e kulturës katolike


(12.09.2008 RV)Në Shekullin XII, një revolucion i vertetë intelektual e shkund Evropën. Dalëngadalë manastiret zëvendësohen nga Universitetet, si qëndra të dijes (Bolonjë, Paris, Oksford, Këmbrixh, Haidelberg…). Papët punojnë për pëhapjen e kulturës brenda qyteteve. Papa Inoçenci IV u jep zemër çisteçensëve të themelojnë një qendër studimesh në Paris. Në vitin 1247, abati çisterçens i Klervosë, Etjë dë Leksington, themelon kolegjin, që bëhet shpejt qendër e formimit teologjik për murgjërit e Urdhërit. Më vonë një nga nxënësit e tij do të bëhej Papa Benedikti XII. E shtetëzuar gjatë Revolucionit, ndërtesa më pas u shit e u shndërrua në burg, në depo, në shkollë kazermë për zjarrfiksit e në shkollë policie. Më në fund, u ble nga Kryedioqeza e Parisit.Pas punimeve të restaurimit, që zgjatën pesë vjet, ndërtesa – një mrekulli e arkitekturës mesjetare – u rihap për publikun më 4 shtator 2008. Tani përdoret kryesisht për nisma artistike, takime e diskutime. Formimi i besohet Shkollës së katedrales, institut i lartë privat, që organizon kurse filozofie e teologjie. Së fundi, ‘Katedra e Bernardë’ përbën polin e Kolegjit për kërkime sociologjike, pedagogjike, ekonomike, etike e fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.