2008-09-11 17:32:57

Kryeipeshkvi i Parisit, kardinali Vënt-Trua:flet për viziten e Benediktit XVI në Francë


(11.09.2008 RV)RealAudioMP3 Mbi vizitën baritore të Papës në Francë, të dëgjojmë kardinalin André Vënt-Trua, kryeipeshkëv i kryeqytetit francez, në mikrofonin e të dërguarës sonë në Paris, Romilda Ferrauto:

Përgjigje: – C’est évidemment pour nous un événement très important. D’abord, parce-que le Papa vient…
Natyrisht, për ne është një eveniment tepër i rëndësishëm. Papa vjen në Francë për një ngjarje me peshë kombëtare, siç është kremtimi i 150-vjetorit të dukjeve të Virgjërës Mari në Lurdë; e ky kremtim ka të bëjë, natyrisht, me shumë francezë, por edhe me katolikët e mbarë botës. Në këtë kuadër, shtegtimi i Papës fiton përmasën e vet të plotë. Me bujari të madhe, ai pranoi ta zgjatë këtë shtegtim me një vizitë të shkurtër në Paris.

 
Pyetje: - Është, pra vizita e parë e Benediktit XVI në Francë, pas zgjedhjes së Tij. Nganjëherë dëgjojmë të thuhet se publiku francez, e edhe vetë katolikët, e njohin Papën pak e jo ashtu si duhet. Ju, si mendoni?

Përgjigje: – Le cardinal Ratzinger est venu souvent en France et il y a prononcé des discours très …
Kardinali Racinger ka ardhur shpesh në Francë e ka mbajtur fjalime shumë të rëndësishme, e nuk është çudi t’u rikthehet në këtë seli. Por sigurisht një pjesë e bashkatdhetarëve tanë e njohin figurën e tij vetëm përmes mediave, të cilat shpesh herë mundohen ta shtrembërojnë, prandaj presin me kënaqësi ta shikojnë e ta dëgjojnë duke u folur drejtpërdrejtë. E, krejt në kundërshtim me ata, që dëshirojnë të organizojnë fushata keqdashëse, besoj se katolikët francezë – e sigurisht ipeshkvijtë e tyre – kanë një lidhje të fortë jo vetëm me Selinë e Shën Pjetrit, por edhe me atë që kujdeset për bashkimin kishtar në këtë çast.

Pyetje: - Përveç kremtimeve liturgjike, në progamin e veprimtarive të Papës në Paris janë edhe dy çaste, që zgjojnë interes të madh: takimi me botën e kulturës e ai me të rinjtë…

Përgjigje: - Il ne faudrait pas isoler les événements parisiens de la visite du Papa de ceux de Lourdes, car …
Nuk duhen veçuar takimet pariziane të vizitës së Papës, nga ato të Lurdës: në Lurdë ai do të takojë Konferencën ipeshkvnore, e kjo është një ngjarje me rëndësi të dorës së parë; e pastaj, do të takohet me të sëmurët. Këto dy takime janë tepër të rëndësishme për Kishën tonë. Por natyrisht që, si në Paris, ashtu edhe në Lurdë, takimi i Papës me të rinjtë do të jetë një çast i fortë; e ne shpresojmë se takimi i Atit të Shenjtë në tremen e Katedrales, do të jetë një ftesë e re, një dërgim për mision; janë këta të rinj që përfaqësojnë gjallërinë e Kishës së sotme të nesërme e, sipas dëshirës së Papës e të Kishës, janë të ftuar të marrin pjesë në natën e lutjes, si dhe në procesionin ‘me qirinj ndezur’, që do ta përshkojë qytetin në errësirën e natës, si simbol shprese, sepse të rinjtë janë dritë për shoqërinë tonë. Përsa i përket fjalimit që do të mbajë Papa në Kolezhë de Bernardë, ai është pjesë përbërëse e mirëfilltë e punës së tij baritore. Nuk është hera e parë që Ati i Shenjtë shpreh interesimin e tij për dialogun ndërmjet fesë së krishterë e kulturës. Ne, për të mos e zgjatur, na interesojnë dy çështje themelore. Nga njëra anë, a është aq e besueshme rruga e besimtarit të krishterë, sa të mund të shprehet para arsyes njerëzore, duke pasur parasysh zhvillimin e saj të vrullshëm? E nga ana tjetër: si mundet arsyeja njerëzore e urtia, t’i ndriçojnë vendimet e njerëzve të sotëm, qofshin besimtarë ose jo, të krishterë ose jo?

 
Përgjigjen e këtyre pyetjeve, me të cilat përfundon intervista e Kryeipeshkvit të Parisit, shpresojmë se do ta marrim duke ndjekur gjithë shtegtimin e Papës në Francë.







All the contents on this site are copyrighted ©.