2008-09-10 18:02:03

Shampanjë e festë për Big Bang 2. Nuk u formuan vrima të zeza.


(10.09.2008 RV)Prova e parë e akseleratorit më të madh të botës, Large Hadron Collider në qendrën CERN të Gjenevës u prit me festë, duartrokitje dhe shmapanjë. Një “ditë historike”, siç e quajti Robert Ajmar, drejtor i përgjithshëm i laboratorit të fizikës së grimcave, që bëri të kalojë frika për një perspektivë apokaliptike. Mendohej se eksperimenti do të shkaktonte një vrimë të zezë, aq të madhe e të fuqishme sa të gllabëronte krejt botën. Për hir të së vërtetës, ndeshja më e rrezikshme ndërmjet grimcave do të bëhet pas disa ditësh. Objektivi i shkencëtarëve është të riformojnë kushtet pas Big Bang-ut, që ka krijuar Universin. Ata shpresojnë se do të materializohet e ashtuquajtura “grimca e Zotit”, apo bozoni i Higsit, deri tani vetëm i hipotizuar. Një pakicë shkencëtarësh kanë shprehur shqetësim për mundësinë e krijimit të anti-materies, apo të vrimave të zeza. Sipas fizikanëve të CERN-it, një mundësi e tillë duhet përjashtuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.