2008-09-10 18:02:57

Raketa ruse kundër Polonisë dhe Republikës Çeke. Brukseli sheh drejt Ukrainës


(10.09.2008 RV)Raketa ruse do të drejtohen kundër bazave amerikane në Poloni e në Republikën Çeke, nëse Uashingtoni do të instalojë impiantin e mbrojtjes me raketa në Evropën Lindore. Rusia – deklaroi Nikolai Solovcov, komandat i Forcave misilistike strategjike ruse – “është e detyruar të marrë masa, në mënyrë që në çdo rast, të mund të pengojë reduktimin e forcës sonë bërthamore”. Sistemi amerikan kundër raketave parashikon masa të ndryshme mbrojtëse. Në veçanti, në Poloni, duhet të instalohen bateri raketash në gjendje të njohin dhe shkatërrojnë raketa armike. Në Republikën Çeke do të vendoset një sistem radarësh.

Bisedimet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës mbi marrëveshjen e asociim-stabilizimit do të përfundojnë në vitin 2009. Kështu shkruhet në notën përfundimtare të mbledhjes Bruksel-Kiev që u zhvillua dje në Paris, në praninë e presidentit francez , Nikolas Sarkozì dhe të kreut të shtetit ukrainas, Viktor Jushçenko. Pas nënshkrimit, traktati duhet ratifikuar si nga vendi që ka bërë kërkesën, ashtu edhe nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.