2008-09-09 17:52:29

Papa u dërgon një sms të rinjve të Ditës Botërore të Rinisë në Sidnei


(09.09.2008 RV)RealAudioMP3 Një kujtim për Ditën Botërore të Rinisë në Sidnei, kremtuar ekzaktësisht 50 ditë më parë, dhe një urim për udhëtimin e ardhshëm apostolik në Francë, që do të kryhet nga 12 deri më 15 shtator. Ky është mesazhi i dërguar dje në orën 13.25, përmes rrjetit të celularit, nga Papa Benedikti XVI në adresën internet www.Xt3.com, që është shkurtim i frazës “Krishti në Mijëvjeçarin e Tretë”. Kjo faqe interneti lindi sëbashku me Ditën Botërore të Rinisë në Sidnei për të ndihmuar me kontakte të rinjtë pjesëmarrës. Në të, 35 mijë të regjistruar nga 170 vende të botës shkëmbejnë mesazhe, fotografi, marrin pjesë në grupe diskutimi.
“Të dashur miq – lexohet në mesazhin e nënshkruar nga Benedikti XVI – para 50 ditësh ishim sëbashku në kremtimin e Meshës. Sot ju përshëndes, në Ditëlindjen e Zojës, Nënës së Kishës. Të forcuar përmes Shpirtit Shenjt e i guximshëm si Maria, shtegtimi juaj i fesë gjallëron Kishën!”. “Pas pak – vazhdon mesazhi – do të shkoj për vizitë në Francë. Ju kërkoj të bashkoheni me mua në lutje për të rinjtë francezë”. Në fund, mesazhi përfundon me urimin që të gjithë të mund “të përtërihen në shpresë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.