2008-09-09 17:56:37

Kalendari liturgjik katolik kinez 2009 do t’i kushtohet devocionit marian në botë.


(09.09.2008 RV)Sipas njoftimit që i jep agjensisë Fides drejtori i Faith, shtëpia më e madhe botuese katolike në Kinën kontinentale, besimtarët katolikë kinezë përgatiten ta ndjekin vizitën e Benediktit XVI në Lurdë për kremtimin e 150 vjetorit të Dukjeve të Zojës së Bekuar, me një devocion të jashtëzakonshëm marian. Katolikët kinezë kanë qenë gjithnjë të devoçmit e Zojës – vijon të shpjegojë drejtori i Faith - por sivjet, falë edhe lutjes së Atit të Shenjtë drejtuar Zojës së Sheshanit, devocioni vijon të bëhet gjithnjë më i thellë. Kremtimi jo i largët i të Ngjiturit të Zojës në qiell, më 15 gushtin e kaluar, është një rast simbolik, që na bind për këtë devocion. Në kulmin e gushtit, në mes një vape, që të merrte frymën, besimtarët i mbushën plot të gjitha kishat dhe qendrat e lutjeve. Prandaj u vendos që Kalendari t’i kushtohet devocionit marian në botë, për ta jetuar në përkim me gjithë besimtarët e Kishës Universale, duke iu përgjigjur kështu edhe mësimeve të Papës.







All the contents on this site are copyrighted ©.