2008-09-09 17:56:01

Atë Piotr Mazhurkieviç është sekretari i ri i Comece


(09.09.2008 RV)Atë Piotr Mazhurkieviç, sekretari i ri i Comece (Komisioni i Episkopateve të Bashkimit Evropian) – sipas një note të organizmit evropian, u zgjodh nga ipeshkvijtë anëtarë, në përkim me Vatikanin, për një mandat prej tri vjetësh.
Atë Mazhurkieviç, me kombësi polake, zë vendin e imzot Noel Treanor, shuguruar ipeshkëv në Irlandën e Veriut, dhe do të fillojë detyrën e re më 1 shtator, në Bruksel.
I lindur në vitin 1960, sekretari i ri i përgjithshëm i Comece, specialist për çështjet evropiane, është meshtar i kryedioqezës së Varshavës, ku drejton Institutin e Politologjisë pranë Universitetit ‘Kardinal Stefan Vishinski’.







All the contents on this site are copyrighted ©.